DYLON

119 TË SHËRUAR DHE 61 RASTE ME COVID-19!

119 TË SHËRUAR DHE 61 RASTE ME COVID-19!
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 61 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID).

Numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes.

EkoHigjiena

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.