DYLON

11 vjet nga vrasja e Bardhyl Ajetit, dosja e zhdukur përbën krim të dyfishtë

Avatar photo Redaksia

3 qershori i vitit 2005 do të shënonte ngjarjen më të rëndë për gazetën “Bota sot” dhe fjalën e lirë në përgjithësi. Në një atentat, teksa po kthehej nga Prishtina për në Gjilan u plagos për vdekje gazetari dhe redaktori i gazetës “Bota sot”, Bardhyl Ajeti.

Tash e 11 vjet vrasja e gazetarit Bardhyl Ajeti ka mbetur ende e pa zbuluar. Vrasësit bredhin të lirë, ndërsa drejësia vendore e madje as ajo ndërkombëtare nuk e ka thënë fjalën e saj.

EkoHigjiena

Publicisti Faik Krasniqi, thotë se askush nuk e ka besuar që edhe pas kaq shumë viteve vrasja e gazetarit Bardhyl Ajeti do të mbetet e pazbuluar. Por, ai përmend edhe vrasje të tjera të gazetarëve që kanë ndodhur pas luftës e para luftës, ndërsa thotë se vrasësit vazhdojnë të jenë të lirë dhe nuk shqetësohen nga askush.

“Kaluan 11 vite që nga vrasja mizore e publicistit të gazetës”Bota Sot” Bardhyl Ajeti, dhe kjo vrasje ende ka mbetur e pandriçuar sikurse edhe dhjetëra vrasje të tjera me motive politike në Kosovë. Askush nuk ka besuar se do të kalojnë aq shumë vite, ndërsa ata që ngrehën gisht ndaj Bardhyl Ajetit, Bekim Kastratit, Shefki Popovës etj, do të mbeten të lirë dhe të paprekshëm. Vrasja e publicistit Bardhyl Ajetit dhe e qindra të tjerëve, ka lëne të kuptohet se në Kosove gjithçka është e mundur, bile edhe në pikë të ditës, ndërsa vrasësit që kanë emër dhe mbiemër dhe nuk janë jashtëtokësor, vazhdojnë të jenë të lirë dhe mund të ndodhen çdokund, në institucione, në Qeveri, në polici, në mesin tonë pa i shqetësuar askush”, thotë Krasniqi.

Tutje, ai shton se zhdukja e dosjes së gazetarit Bardhyl Ajetit vite më parë përbën krim të dyfishtë dhe tregon qartë se prapa vrasjes së tij qëndrojnë njerëz të fuqishëm të politikës.

“Zhdukja e dosjes së gazetarit Bardhyl Ajetit vite më parë përbën krim të dyfishtë dhe tregon qartë se prapa vrasjes së tij qëndrojnë njerëz të fuqishëm të politikës. Këtë më së miri e dëshmon rasti i zhdukjes së dosjeve shumë vite më parë nga zyra e dokumenteve sekrete të policisë së Kosovës, dhe kjo lënë të nënkupton se krimi i organizuar në Kosovë, rrezikon jo vetëm personat por mbarë shtetin. Por ky nuk është rasti i vetëm që po heshtet dhe po tretet, sepse edhe me dhjetëra dosje të tjera që presin te zbardhen dhe nuk ka shpresë për momentin që do të zbardhen”, shprehet ai.

Sipas Faik Krasniqit, ata që vranë nuk guxojnë të shëtisin lirshëm nëpër Kosovë, apo të mbajnë poste nëpër institucione të Kosovës, por të ndiqen dhe të ndëshkohen për krimet që i kanë bërë.

“Deri sa këta kriminelë nuk e marrin atë që meritojnë, në Kosovë krimi i organizuar do të lulëzojë edhe më tej dhe vrasjet me motive politike edhe në të ardhmen nuk do të mungojnë”, përfundon ai.

Burimi: Bota Sot