DYLON

11-vjeçari mposht Albert Einstein, arrin 162 pikë në testin e inteligjencës

11-vjeçari mposht Albert Einstein, arrin 162 pikë në testin e inteligjencës
Avatar photo Elife Sherifi

Një vogëlush nga Anglia ka marrë pikët më të larta në testin e inteligjencës, duke mundur kështu edhe Albert Einstein. 11-vjeçari i quajtur Aryan Kheterpal, ka arritur të marrë 162 pikë në testin e IQ, ndërsa Ajnshtajni besohet të ketë pasur një IQ prej 160 pikësh.

11-vjeçari ka marrë certifikata të arta dhe të argjendta në Olimpiadën e Matematikës kur ishte 5 dhe 6 vjeç shkruan “Daily Mail”.

Ai ka treguar se ishte mjaft i mirë në zgjidhje problemash dhe në lojën me puzzle, ndërsa kjo ishte hera e parë që ai testonte inteligjencën.

EkoHigjiena

“Kur mora përgjigjien nga testi isha shumë i lumtur dhe prindërit e mi po ashtu. Prindërit më bënë dhuratë një udhëtim në Barcelona, pasi më pëlqejnë shumë plazhi dhe dielli. Ishte gjithashtu një kënaqësi të eksploroja arkitekturën e Gaudit. Unë gjithmonë kam qënë shumë i tërhequr nga matematika kështu që u gëzova shumë kur mora certifikatën e artë në olimpiadë”, është shprehur Aryani.

Pikët mesatare të njerëzve në testin e inteligjencës variojnë nga 85 deri në 115 pikë, ndërsa vetëm 2% e popullsisë arrin të marrë më shumë se 130 pikë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.