DYLON

100 pako ushqimore për fëmijët jetim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, nëpërmjet Shoqatës humanitare “Bereqeti”, sot ka ndihmuar familjet me fëmijë jetimë me pako ushqimore në këto ditë të ftohta të dimrit.

Sot janë ndihmuar 100 familje jetimësh me gjërat më elementare ushqimore, si me nga 3l vaj, 3 qese fide me nga 400g, 2 qese shpageta me nga 500g, 3 qese makarona me nga 400g, 250g vegetë, 100g biber, 1kg kripë, 5kg sheqer, 350g çaj të zi, 1kg fasule, 800g oriz,

EkoHigjiena

Sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Agim Hyseni, ka bërë të ditur se ky aksion humanitar ka filluar duke ndihmuar 100 familje në fillim te ditëve të ftohta të dimrit. “Kjo ndihmë e sotme është enkas për familje me jetimë dhe të regjistruar me dokumetacion te plotë në KBI të Gjilanit. U ndihmuan 100 familje me nga një pako ushqimore, derisa lista e jetimëve është me e gjatë se kaq”, ka thënë Hyseni.

Ai ka bërë të ditur se Shoqata Humanitare “Bereqeti”, është shoqata e cila me vite ndihmon për çdo muaj 200 familje me jetimë edhe me asistencë në të holla prej 30€. /2L ONLINE/