DYLON

100 më të mirët e planetit sipas “The Guardian”

Avatar photo Redaksia

Lionel Messi lider edhe në listën e 100 lojtarëve më të mirë të planetit, e publikuar nga tabloidi britanik “The Guardian” ku edhe një herë lë pas portugezin Cristiano Ronaldo. Shkalla më e ulët e podiumit të treshes së parë zihet nga suedezi Zlatan Ibrahimovic që lë pas finalistin e Topit të Artë, Franck Ribery. Në listën e hartuar nga 15 ekspertë futbolli, Barcelona numëron plot 11 lojtarë, e ndjekur nga Reali i Madridit me 9, ndërsa Atletico Madrid shfaqet si rrallëherë me 5 lojtarë të skuadrës së saj.

Spanja kryeson edhe përsa u përket emrave të kombëtareve pasi kampionët e botës përfaqësohen me plot 17 emra në listën e gjatë, përfshirë këtu brazilianin e natyralizuar, Diego Costa, i cili do të veshë fanelën e “La Furia Roja” gjatë botërorit Brazil 2014.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.