100 lëndë të gatshme për Gjykatën Speciale
Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Serbi, në një intervistë për transmetuesin publik të Serbisë RTS, ka thënë se rreth 100 lëndë janë gati për fillimin e proceve gjyqësore në Gjykatën Speciale, siç ka thënë ai në lidhje me krimet e kryera gjatë luftës nga UÇK-ja, që kanë bazë për raportin e Dick Martyt.
Ai në emisionon “Dnevnik” ka thënë se pas kalimit të ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Speciales, duhet të kompletohet edhe Prokuroria dhe Gjykata, dhe sipas tij, prokurorët ndërkombëtarë që do të trajtojnë rastet, tashmë dihen, transmeton Indeksonline.
“Janë bërë shumë në hetime.. rreth 100 raste janë të gatshme për gjykim, Sfidë është sigurimi i dëshmitarëve dhe të pandehurve”, ka thënë Janjiq.
Ndërkaq ai ka tërhequr vërejtjen se kur të fillojnë proceset gjyqësore, në Kosovë mund të nxiten protesta dhe demonstrata të mëdha.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=176784
