Prej lisë e deri te murtaja e kanceri, këto janë sëmundjet që kanë marrë më së shumti jetë njerëzore në histori.
Me gjithë përparimin e mjekësisë njerëzit ende vdesin nga disa prej tyre
Kjo është lista:
10. Lija (Variola Vera)
Kjo sëmundje infective ka bërë kërdi mes njerëzve qysh prej para 10 mijë vjetëve dhe deri më sot ka vrarë qindra miliona njerëz. Llogaritet se vetëm në shekullin 20 nga lija kanë vdekur rreth 400 milionë njerëz. Sot, pas zhvillimit të vaksinave përkatëse, lija pothuajse është eliminuar tërësisht. Megjithatë, mostra të saj ende ruhen në laboratoriume.
9. Pika në tru
Sulmet ose pika në tru janë ҫdoherë e më të shpeshtë, pak për shkak të rritjes së jetëgjatësisë së njeriut, pak për shkak të dietës së yndyrshme e cila shkakton trombën e gjakut. Në botë rreth 150 milionë njerëz pësojnë sulm në tru në vit, prej tyre një e treat vdesin nga pasojat.
8. Fruthi
Edhe pse sot nuk konsiderohet si një sëmundje që rrezikon jetën e njerëzve, fruthi ka qenë dikur një problem i madh shëndetësor, sidomos në mesin e banorëve aborixhin të Amerikës, të cilëve sëmundjen ua sollën kolonizatorët nga Europa. Pasi nuk kishin zhvilluar kurrfarë imuniteti ndaj fruthit, kjo sëmundje kishte marrë jetën e miliona indianëve. Herën e parë e kishte diagnostifikuar një mjek arab në shekullin e IX. Megjithëse vaksinimi ka bërë të veten, fruthi ende vret rreth 150 mijë njerëz në vit.
7. Malarja
Shkakton enjtjen e trurit, sulme neurologjike dhe koma. E bartin parazitët me kafshimet e tyre, ndërsa më e shprehur është në zonat tropikale. Në ҫdo minutë në botë vdes një fëmijë nga malarja. Ҫdo vit në botë sëmuren prej 300 deri në 500 milionë njerëz, prej të cilëve rreth 1 milionë vdesin.
6. Tuberkulozi
Kjo sëmundje bakteriologjike dikur ka qenë një vrasës masiv, por ajo vret edhe sot. Vetëm në vitin 2012 në botë kanë vdekur rreth 1.3 milionë njerëz prej TBC, ndërsa raste të infektimit me këtë sëmundje janë paraqitur rreth 8.5 milionë, kryesisht në vendet më pak të zhvilluara të botës.
5. HIV
Fjala është për virusin që sulmon sistemin imunitar, për ҫfarë arsye pastaj organizmi nuk mund të mbrohet edhe nga infeksionet më të vogla. Supozohet se sot në botë jetojnë 35 milionë njerëz të infektuar me HIV. Ҫdo vit nga pasojat e kësaj sëmundjeje vdesin 1.5 milionë njerëz.
4. Tifoja
Sëmundjen e shkakton një bakterie, ndërsa vetëm në Rusi, në fillim të shekullit 20 kishte vrarë 3 milionë njerëz. Është prezente edhe sot, sidomos në rajonet ku ka mungesë të ujit të pijshëm ose ku burimet e ujit janë të ndotura. Ndyrshe quhet edhe si sëmundja e duarve të ndyta.
3. Kanceri
Shkencëtarët i kanë gjetur gjurmët e kësaj sëmundjeje edhe në brinjtë e neandertalëve. Sot kanceri është shkaktar i vdekjes së rreth 7,6 milionë njerëzve në vit, ndërsa shfaqja e tij është në rritje të vazhdueshme.
2. Murtaja
Një prej pandemive më të mëdha që kanë goditur ndonjëherë njerëzimin është murtaja – e njohur edhe si vdekja e zezë. Bartet nga minjtë në njerëz me kafshimin e mizës së infektuar, ndërsa më e njohura është ajo që kishte vrarë 75 milionë njerëz në mesjetë. Është jashtëzakonisht vrastare – prej saj vdesin 70 % e të infektuarve.
1. Gripi Spanjoll
Në një periudhë të shkurtër në mes viteve 1918 dhe 1919 nga kjo sëmunjde kanë vdekur mes 50 dhe 60 milionë njerëz, që do të thotë se gripi spanjoll ka marrë më shumë jetë se Lufta e Parë Botërore.