DYLON

10 Shkurti 2007 – shenjë e dëshmi e re në historinë e kombit shqiptar

Avatar photo Redaksia

Sot, u shënua 9 vjetori i protestës së 10 Shkurtit 2007 kundër Planit të Ahtisaarit, dhe në të njëjtën kohë 9 vjetori i rënies së dëshmorëve Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Deputetë e aktivistë të Vet[vendosjes, bashkë me qytetarë të shumtë, bënë homazhe tek varri i Mon Balajt në Besianë, tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë, si dhe tek pllaka përkujtimore në sheshin kryesor të qytetit.

Më tej, në Kinemanë ABC u shfaq dokumentari që mbulon ngjarjet e protestës së 10 shkurtit, në të cilën policët e UNIMIK-ut vranë dy protestues dhe plagosën me dhjetëra të tjerë.

EkoHigjiena

Pas dokumentarit u zhvillua një diskutim mbi “Pakon e Ahtisarit”, organizimin e protestës së 10 Shkurtit dhe mbi vendimin e “Panelit këshillëdhënës për të drejtat e njeriut” të OKB-së.

“As pas vendimit të Panelit këshillëdhënës për të drejtat e njeriut, që i dha të drejtë protestuesve të 10 Shkurtit, as sot, 9 vite pas, nuk kemi drejtësi për këtë rast. Policët rumunë që vranë Monin dhe Arbenin, përveç që nuk u gjetën e nuk u dënuan, ata u dekoruan në shtetin e tyre”, tha ndër të tjera Sami Kurteshi.

Drejtuesi i Grupit parlamentar të Vet[vendosjes, Glauk Konjufca, e përshkroi ngjarjen e 10 Shkurtit me 10 teza, ku njëra nga to thoshte: “10 Shkurti e formulon dialektikën mes jetës dhe vdekjes. Ose jeton duke vdekur ose vdes duke jetuar. I pari është dëshmori. I dyti – pluhuri. Njëri bën dritë. Tjetrin e merr era.”

10 Shkurti i përcakton konturet e çfarëdo angazhimi të vërtetë kombëtar. Thelbi i 10 Shkurtit ishte – protesta e popullit kundër Planit të Ahtisaarit. Në bazament të këtij plani është mohimi i popullit shumicë shqiptar si titullar i republikës. Republika e Kosovës mund të ekzistojë vetëm si projekt i sakrificës se popullit shqiptar për liri.Sa më shumë kalon koha më shumë na flasin emrat e dëshmorëve Mon Balaj e Arben Xheladini, sepse më shumë kuptim merr sakrifica e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.