DYLON

10 kandidatët për çmimin “Trajner i vitit” nga FIFA

Avatar photo Redaksia

Përveç listës me 23 lojtarët finalistë për “Topin e Artë”, FIFA zbuloi edhe 10 emrat finalistë për çmimin “Trajneri i Vitit”.

Carlo Ancelotti, Antonio Conte, Pep Guardiola, Juergen Klinsmann, Joachim Low, Manuel Pellegrini, Jose Mourinho, Alejandro Sabella dhe Louis van Gaal do të konkurrojnë mes tyre për çmimin prestigjoz ku favoritët më të mëdhenj janë Ancelotti dhe Loeë, respektivisht fitues të Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Botës.

EkoHigjiena

Mungesa më e madhe në këtë listë është ajo e trajnerit Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, i cili nuk fitoi asnjë trofe, duke mbyllur një nga sezonet më negative të viteve të fundit nën drejtimin e skuadrës gjermane. Juergen Klinsmann është emri befasues. Trajneri i kombëtares amerikane arriti ta kualifikonte skuadrën e tij deri në 1/8-at ku u eliminua nga Belgjika, ndërsa Jose Mourinho vazhdon të jetë në preferencat e votuesve edhe pse e mbylli sezonin pa asnjë trofe te skuadra e Chelseat, por shkoi deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ku u eliminua nga Atletico Madrid.

Më pak favoritë në këtë garë janë Alejandro Sabella e Louis van Gaal, ndërsa fituesi i vitit 2012, Vincente Del Bosque nuk figuron sepse Spanja e tij bëri një figurë të keqe në Kupën e Botës, duke u eliminuar që në fazën e grupeve. Antonio Conte, Pep Guardiola dhe Manuel Pellegrini fituan kampionatet respektive në Itali, Angli dhe Gjermani por ndoshta kjo nuk do të mjaftojë që njëri prej tyre të fitojë trofeun, ndërsa Diego Simeone mund të jetë surpriza e vërtetë pasi me stilin e tij agresiv, arriti të ringrinte një skuadër si Atletico Madrid deri në majat më të larta duke fituar Primera Division por duke e çuar deri në finalen e UEFA Champions League ku u mund nga Reali i Madridit. Ashtu si Topi i Artë edhe Çmimi “Trajneri i Vitit” do të dorëzohet në 12 Janar.