Fobite jane nje fenomen shume i perhapur mes njerezve, te cilet i kane zhvilluar ato per arsye nga me te ndryshmet. Perveç fobive te zakonshme si frika nga lartesite, nga mjediset e mbyllura, nga insektet, ekzistojne disa fobi edhe me te çuditshme qe i perkasin jetes seksuale te cilitdo.
10. Medomalakufobia – Frika e humbjes se ereksionit
Shumica e meshkujve e kane pjese te shqetesimit te tyre humbjen e ereksionit. Perveç nervozizmit rreth kesaj çeshtje, medomalakufobia u perket me shume atyre qe e kane te zhvilluar ne nje shkalle me te larte dhe diagnostikohen me semundje akthi. Kjo fobi mund te shkaktoje ate ndaj se ciles trembet, ndaj meshkujt qe vuajne prej saj duhet te tregohen teper te kujdesshem.
9. Xhimnofobia – Frika nga te qenet zhveshur
Ata qe e kane xhimnofobine pjese te jetes se tyre, vuajne nga frika e te qenet zhveshur perpara te tjereve, edhe ne situata kur kjo eshte e pranueshme. Frika konsiston ne ndjesine e inferioritetit kur personat jane lakuriq dhe ne friken e te qenet te pambrojtur kur jane te zhveshur.
8. Eurotofobia – Frika nga organet seksuale, veçanerisht femerore
Eurotofobia eshte frika e vazhdueshme dhe jo normale nga organi seksual, sidomos nga ai femeror. Disa njerez vuajne nga kjo fobi gjate gjithe kohes ose mund te shkaktohet ne çast nga stimuli pamor. Fobia eshte shume e perhapur dhe e lidhur me pervoja te shkuara keq ne te kaluaren. Eurotofobia mund te shkaktoje rrahje te shpejta zemre, ankth, druajtje dhe erresim te shikimit.
7. Filemafobia – Frika nga puthjet
Nese puthjet mund te rregullojne shume gjera, per filemafobet asgje nuk mund te rregullohet, sepse ata kane frike prej puthjeve. Kjo eshte nje fobi shume e veçante dhe mund te shkaktohet per dy arsye. Se pari mund te vije prej nje pervoje traumatike ose prej frikes se eres se keqe te gojes ose transmetimit te mikrobeve.
6. Erotofobia – Frika nga bisedat per seksin
Kjo fobi nuk ka te beje me friken e te berit seks, por eshte frika e te folurit rreth tij. Njerezit qe vuajne nga kjo fobi nuk duan qe te diskutojne, mendojne apo lexojne per seksin. Erotofobet kane me pak gjasa te marrin pjese ne programet e edukimit seksual dhe jane me te predispozuar te preken nga semundjet seksualisht te transmetueshme. Per me teper keta njerez nuk perfitojne shume kenaqesi nga seksi sepse nuk marrin informacione per shumellojshmerine qe ai ofron.
5. Malaksofobia – Frika nga lojerat e dashurise
Gjithçka qe ka te beje me takimet, flirtimet dhe puthjet e lidhjes ne çift. Malaksofobet ne nje shpjegim te pergjithshem kane frike nga intimiteti.
4. Klaustrofobia seksuale – Frika nga seksi ne ambiente te mbyllura
Ashtu sikurse sugjeron edhe emri, klaustrofobia seksuale eshte frika e te berit seks ne ambiente te mbyllura. Per nje vajze 24-vjeçare nga Britania, Daniele Vinceli, kjo fobi perkthehet ne marredhenie qe zgjasin shume pak.
3. Oneirogmofobia – Frika nga endrrat e lagura
endrrat e lagura jane nje pjese e pazakonte e adoleshences, ku meshkujt perjetojne aktivitet seksual te çrregullt gjate gjumit. Rreth 83 per qind e meshkujve vuajne nga endrrat e lagura ne nje pjese te caktuar te jetes. Njerezit qe vuajne nga kjo fobi kane frike te flene pasi nuk duan te perjetojne endrra te lagura, per kete arsye ata refuzojne te flene.
2. Medortofobia – Frika nga nje penis i erektuar
Nuk behet fjale per nje frike te pergjithshme nga organi mashkullor, por veçanerisht kur ky eshte ne gjendje ereksioni. Siç mund te kuptohet eshte nje frike nga e cila vuajne femrat dhe qe sjell ankth te medortofobet.
1. Partenofobia – Frika nga virgjereshat
Partenofobia eshte frika nga virgjereshat ose vajzat e reja, gje qe mund ta beje gjimnazin nje periudhe edhe me te veshtire. Keta njerez mund te perjetojne panik ose ankth te vazhdueshem thjesht nga mendimi i te qenet afer nje te virgjre. Nuk behet fjale per friken e nje kontakti seksual me to, por thjesht frike nga komunikimi i rregullt ne jeten e perditshme.
Nder fobi te tjera te njohura jane Tokofobia, frika e te qenet shtatzene dhe te lindurit nje femije dhe Heterofobia, frika nga seksi i kundert. Nje nga fobite me interesante eshte padyshim Filofobia qe i perket frikes nga te qenet i dashuruar. Po ashtu ekziston edhe Anuptafobia, frika nga te qenet beqar.
Kurimi i fobive
Fobite jane frikera te medha qe shoqerojne nje person gjate jetes se tij, ndaj kurimi prej tyre eshte teper i domosdoshem per jetesen normale te dikujt. Nder menyrat me te perhapura te kurimit te fobive jane terapite.
1. Dhenia e shembullit. Kjo taktike konsiston ne dhenien e nje modeli perfekt qe ben te kunderten e veprimeve qe do te bente personi qe vuan nga fobia.
2. Trajtimi i ekspozimit. Nje nder taktikat me te njohura eshte edhe trajtimi i fobive nepermjet ekspozimit ndaj tyre. Per shembull, nese nje person vuan nga frika nga puthjet, atij i kerkohet te puthe vazhdimisht dike derisa te sherohet nga kjo fobi.
3. Humbja e ndjeshmerise. Perdor metodat e çlodhjes, percaktimin e hierarkise se frikes dhe se fundi qetesimin ndaj frikes me te vogel deri tek ajo me e madhja.