(2L ONLINE) – Ka qenë një kohë e një mot kur një shtatori shpallej si ditë gëzimi e lumturie në mënyrë paushalle, sepse “fatosat e Enverit”dhe “pionierët e Titos” bënin hapin e parë drejtë ardhmërisë dhe ikjes nga shtrofulla e ngrohët pa brenga e për tu futur në një botë që në vazhdimësi do jetë sfidë drejtë ardhmërisë.
Shikuar nga kjo kohë, konformizmi raportues dhe shablloni i trashëguar, determinojnë të menduarit se kjo ditë na është një ditë e relaksuar ku dominon vetëm gëzimi dhe hareja e të involvuarëve në këtë proces!
Mirëpo ka një anë tjetër të medaljes që në fakt nga ana e qarqeve jo realiste nuk merret si diçka që ia vlen të shkruhet a mendohet e në fakt është e pranishme pikërisht në këtë ditë që pa dyshim do duhej të ishte e gëzueshme sepse fëmijët tanë do bëhen në kohë të zotët e vetvetes dhe e mira e përbashkët e arsimuar e shoqërisë edhe asaj civile dhe etatike.
E, kjo është ana stresuese që në fakt nuk të lejon ta mendosh pjesën pozitive të krejt rrjedhës që do vazhdojë deri në një kohë të paradestinuar apo e cila ndalon në varësi të faktorëve të shumtë që kalërojnë rreth nesh dhe fëmijëve tanë.
Unë në këtë ditë nuk hetova ndonjë entuziazëm pozitiv nëpër oborret dhe hapësirat shkollore përveç lozonjarisë spontane të ndonjërit nga nxënësit e ardhëm, por përkundrazi një ditë përplot stres edhe të personelit shkollor, edhe të prindërve si dhe një ndjenjë hutie dhe frike nga e panjohura e zhurmshme që shfaqej para syve të tyre plot kureshtje.
E para, prindërit që nuk kishin pasur vullnetin të intervenonin për të i siguruar mësuesin-en e preferuar fëmijës së tyre prisnin para shkolle ashtu te tensionuar se ku do i binte lotaria shkollore e luajtur nga të tjerët përmes një zarfi. E cila do ishte plotësisht e arsyeshme nëse do luhej nga të gjithë dhe nëse prapa saj do qëndronte elita e pa mohueshme profesionale arsimore e pedagogjike. E, që për mendimin tim nuk qëndron, e kjo të bënë që të kërkosh mbrapa kulisave zgjedhjen profesionale dhe alternativen më të mirë për shkollarin e ardhëm!
Ajo gjenetika kaotike nuk la pa ardhur në shprehje edhe gjatë pritjes që bëhej para hyrjes së këtyre shkollave derisa po pritej shpallja e rezultatit të lotarisë së zarfeve.
Sapo mori vesh dikush se dikush po vinte, ishte ky drejtori i shkollës për ti kumtuar listat turma e pa organizuar, prindër -fëmijë vrullshëm pushtojnë hapësirën sipër shkallëve që qojnë në hyrjen e shkollës.
Derisa nuk del drejtori dhe shtynë të kthehen mbrapsht dhe të zbresin poshtë dhe të hapin një shteg për të krijuar radhët e të thirrurve nga lista, të cilët më pastaj nën përcjelljen e prindërve dhe zv.drejtoreshes do shkonin nëpër klasët e parapara për ta. Dhe aty pritej mësuesja-mësuesi dhe bile edhe bëheshin plane se ku do të ishte banka më e mirë për fëmijët përkatës.
Mësuesja ishte ndoshta e vetmja që mundohej të krijojë një ambient pozitiv duke i ledhatuar fëmijët, ca nga ata të ndrojtur si dhe u fliste me fjalë përkëdhelëse. Kishte skena interesante brenda hapësirës shkollore që herë here shndrroheshin në kaotike.
Fëmijë që nuk pajtoheshin të qëndronin vetëm me nxënësit e tjerë dhe mësimdhënësen dhe qanin,prindër që kush e di se përse nuk kishin ngurruar të merrnin të tërë familjen, bebe të vogla e kë tjetër jo.
Grumbuj tekstesh mësimore që zinin hapësirat tokësore në korridorin shkollor. Dhe kujt i tekej ofrohej dhe merrte libra nga grumbulli…njerëz të pa punësuar por që mbanin rend aty!
Dhe, një zyrtar që shpejt e shpejt i hodhi një sy procesit të ditës së parë shkollor. Summa Summarum…jo e proklamuara dhe e pritura por spontaniteti kaotik kanë determinuar rrjedhën e ngjarjeve të kësaj dite të veçantë!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/