DYLON

1 milion dollarë për ushtrinë shqiptare

Avatar photo Redaksia

Qeveria turke do t’i dhurojë qeverisë shqiptare një shumë prej 1 milion e 137 mijë e 500 dollarë për blerje materiale e pajisje ushtarake, vizita, trajnime e kurse personeli, dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës.

Ndihma do të vijë në bazë të një marrëveshje bashkëpunimi, të miratuar në parim në mbledhje e sotme të qeverisë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë e të protokollit të zbatimit të ndihmës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë.

EkoHigjiena

“Marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak financiar konsiston në dhurimin nga pala turke, të një shume prej 2 275 000 liretave turke ekuivalente me 1 137 500 $, për blerje materiale e pajisje ushtarake, vizita, trajnime e kurse personeli, dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës”, thuhet në vendimin e qeverisë “Rama”, transmeton panorama.

Vetëm dy ditë më parë, kryeministri Rama u takua me homologun e tij turk Erdogan, gjatë përurimit të terminalit të ri të aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.