DYLON

1 miliard euro, para të kosovarëve në ish Bankën e Lubjanës

Avatar photo Redaksia

Rreth 1 miliard euro llogaritet të jenë kursimet e kosovarëve të cilat me shpërbërjen e Jugosllavisë, humbën në ish- ­Bankën e Lubjanës.

Por një vendim i Gjykatës së Strasburgut, ka mundësi që ta shtyejë Qeverinë sllovene t’ua kthejë paratë kursimtarëve nga Kosova. Kjo është paralajmëruar edhe nga qeveria e këtij shteti.

EkoHigjiena

Vitin e ardhshëm qeveria e Sllovenisë pritet t’i miratojë ligjet e nevojshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut.

Njohësi i fushës së financave publike, Profesor Dr. Sabri Kadriu, vlerëson se një hap i tillë i Sllovenisë duhet të pasohet edhe nga republikat tjera të ish­-Jugosllavisë. Ai pretendon se paratë duhet të kthehen së bashku me kamatën dhe fitimin e humbur në bazë të kritereve ekonomike. Kadriu thotë se vlera e parave llogaritet rreth një miliard euro.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=11537

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.