DYLON

​MI: Filloi asfaltimi i urës më të gjatë në rajon

​MI: Filloi asfaltimi i urës më të gjatë në rajon
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, me bashkëpunëtorë ndoqi nga afër fillimin e asfaltimit të urës më të gjatë në rajon, pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Nga punëkryesit, Ministri Lekaj u njoftua me ecurinë dhe cilësinë e punëve që po bëhen në këtë autostradë. Menaxheri i projektit Riyadh Alkhazraji, informoi të parin e MI-së se plani dinamik po zhvillohet siç është paraparë dhe shumë shpejt autostrada do të lëshohet plotësisht në shfrytëzim të qytetarëve.

Autostrada “Arbën Xhaferi” është projekt madhor i Ministrisë së Infrastrukturës që lidh Kosovën me Maqedoninë.​

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.