DYLON

​Ismajli: Ta ruajmë ambientin dhe pronën publike sikurse oborrin e shtëpisë

​Ismajli: Ta ruajmë ambientin dhe pronën publike sikurse oborrin e shtëpisë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim edhe me banorët e lagjes ka vazhduar aksionin për mbjelljen dhe gjelbrimin e hapësirave publike në Sheshin e Ilegales, me qëllimin që ambienti të jetë në shfrytëzimin më të mirë për qytetarët dhe në funksion të zgjerimit të hapësirave të gjelbërta.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se fokusimi në këtë lagje është me qëllimin e njejtë që t’i kthehet pamja e meritueshme dhe në funksion të ruajtjes së ambientit dhe gjelbërimit të tij.

“Ky aksion është i vazhdueshëm dhe nuk do të ndërprehet deri në kthimin e imazhit që Gjilani e meriton me një kujdes maksimal ndaj gjelbrimit. Ambienti i pastër është shëndet më i mirë për banorët kudo që jetojnë, sepse mungesa e mirëmbajtjes apo papastërtia janë rrezik i shëndetit publik”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

EkoHigjiena

Këshilltari Komunal, Fitim Guda, banor i kësaj lagjeje dhe organizator i aktivitetit, ka falënderuar qeverisjen komunale për kujdesin që është duke treguar ndaj ambientit dhe fokusin që ka në zgjerimin e hapësirave gjelbëruese.

Apel i përbashkët ka qenë ruajtja e ambientit për një jetë dhe shëndet më të mirë publik, sepse vetëm kështu garantohet prona publike duke e trajtuar secili si oborr të vetin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.