​Një delegacion i Vetëvendosjes vizitë në Fabrikën “Integj” në Gjilan

​Një delegacion i Vetëvendosjes vizitë në Fabrikën “Integj” në Gjilan

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, i përbërë nga deputeti Albin Kurti, anëtari i Kryesisë Sami Kurteshi, dhe nënkryetari i Qendrës në Gjilan, Murat Mustafa, dhe aktivistë të tjerë, vizituan fabrikën “Integj” në Gjilan.

Përgjatë kësaj vizite, pronari i fabrikës informoi të pranishmit lidhur me linjat e prodhimit dhe punën që bëhet në këtë fabrikë. Ndër të tjera, ai përmendi problemet e shumta me të cilat përballet si fabrikë si dhe mungesën e përkrahjes nga shteti.

Në bashkëbisedim e sipër me pronarin dhe punëtorët e fabrikës, Kurti shpjegoi Alternativën Qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje, me theks të veçantë në shtetin zhvillimor, që zhvillimin ekonomik e bazon në prodhim.

Shteti zhvillimor është në gjendje të kontrollojë burimet dhe resurset e mëdha që ka dhe t’i vendos ato përkrah detyrave strategjike zhvillimore të vendit që do të mundësojnë përmbushjen e qëllimeve për një shtet të zhvilluar, të drejtë e social, thonë përfqësuesit e Vetëvendosjes.

KOMENTE