DYLON

​Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e UBT-së, Edmond Hajrizi

​Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e UBT-së, Edmond Hajrizi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me rektorin e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), prof. dr. Edmond Hajrizi, përmes të cilës do të përfitojnë dy institucionet.

“Prita në takim pune rektorin e Kolegjit UBT, Universiteti për Biznes dhe Teknologji,  prof.dr. Edmond Hajrizi. Nënshkruam memorandum bashkëpunimi me qëllim të lidhjes së bashkëpunimit, nga i cili mund të përfitojmë të dy institucionet.

EkoHigjiena

Diskutuam rreth krijimit të platformave të ndryshme digjitale, kryesisht në kuadër të bibliotekës dhe shkollave të Gjilanit. Përmes lansimit të këtyre platformave, synojmë lehtësimin e shërbimeve shkollore dhe qasje mobile të sigurt e pa pengesa me pajisje të ndryshme.

U dakorduam se përmes bashkimit të kapaciteteve tona, në të ardhmen të implementojmë këto projekte profesionale, për një Gjilan inovativ”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.