​Kosova shënon fitoren e parë në kampionatin ballkanik

​Kosova shënon fitoren e parë në kampionatin ballkanik

Pas tri ndeshjeve të humbura ndaj Greqisë, Turqisë dhe Bosnjës, Kosova ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e fundit ndaj Shqipërisë.

Ndeshja e volejbollit ishte mjaft interesante me dominim herë të njërës e herë të tjetrës kombëtare duke e dërguar lojën në pesë sete.

Në setin final Kosova arriti të jetë më efektive duke fituar 15:12.

Me këtë ndeshje Kosova e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik U17 femra në vendin e nëntë.

Federata e Volejbollit e Kosovës uron vajzat dhe stafin për paraqitjet në këtë garë, duke shpresuar që më provojën e fituar në garat tjera të kenë paraqitje edhe më të suksesshme.

KOMENTE