​Haziri pret ambasadorin e ri të OSBE’së, konfirmohet vazhdimi i bashkëpunimit të mirë

​Haziri pret ambasadorin e ri të OSBE’së, konfirmohet vazhdimi i bashkëpunimit të mirë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin kanë folur për bashkëpunimin në shumë fusha, për kujdesin dhe sigurinë publike, demokracinë dhe zhvillimin politik e deri të trajtimi i barabartë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Gjilan.

Kryetari Haziri, në fjalën e tij, ka theksuar se bashkëpunimi me OSBE-në në Gjilan është në shumë fusha, ndërsa sot kemi kërkuar mbështetjen edhe për kërkesën e kryetarit të Bujanocit, Kamenicës dhe timen nga Gjilani për rregullimin e disa çështjeve të lëvizjes në pikat e vogla kufitare si në Breznicë e Dobrosin.

Haziri e ka informuar ambasadorin Davenport edhe me gjendjen me pandeminë dhe masat e ndërmarra për parandalimin e saj, sikurse edhe punët që i kanë kryer me qendrën e OSBE-së në Gjilan, e cila ka qenë shumë bashkëpunuese që nga menaxhimi i thatësisë, pandemisë, pastaj angazhimit kundër dhunës në familje, barazisë gjinore, integrimit të komuniteteve etj.

Nga ana e tij, shefi i OSBE’së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, ka thënë se angazhimi dhe puna që e bën kryetari i Gjilanit është një mesazh i qartë i punës për trajtim të barabart të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe misioni i OSBE-së është ai i bashkëpunimit me të gjitha komunat dhe me prioritetet që kanë, ku është arritur mbrojta e të gjitha grupeve të cënueshme.

“Janë storie të suksesit Këshillat për siguri publike nëpër komunitete, këshillat komunalë për siguri në bashkësi, dhe vazhdimi i bashkëpunimit është gjithmonë i mirëpritur me Gjilanin sepse angazhimi dhe puna që kryetari i Gjilanit bën në vazhdimësi janë impressive”, ka thënë Davenport. /2LONLINE.com/

KOMENTE