DYLON

​Gjilani pranon laptopë, donacion për shkollat në zonat rurale dhe ato profesionale

​Gjilani pranon laptopë, donacion për shkollat në zonat rurale dhe ato profesionale
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka pranuar sot 24 laptopë donacion për mësim online nga Elkos Grup, për shkollat në zonat rurale dhe ato profesionale.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka thënë se ky donacion do të shërbej për nxënësit të cilët kanë mungesë të paisjeve teknologjike, e që nuk mund të ndjekin mësimin nga distanca, në këtë kohë të përballjes me pandeminë.

“Falënderoj donatorin i cili në këtë pandemi ka qenë mbështetës edhe në rrafshin e mbështetjes sociale dhe tani kjo mbështetje për shkollat në zonat rurale me laptopë. Falë mbështetjes së kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, angazhohemi ynë është maksimal për t’u bërë zgjidhje të gjithë nxënësve të cilët kanë mungesë të paisjeve teknologjike për shkak të kushteve ekonomike”, ka thënë drejtori Gagica.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.