Rrahje në Viti, përdoren edhe shkopinj bejsbollifotoilustruese

Rrahje në Viti, përdoren edhe shkopinj bejsbolli

Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të konfliktit fizik, ku janë përfshirë shtatë persona, që ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Viti, ku me këtë rast ka pasur edhe të lënduar që kanë kërkuar ndihmë në emergjencën e Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Njësitet Patrulluese të Policisë së Kosovës nga stacioni policor i Vitisë, janë njoftuar se katër persona, të gjithë shqiptarë, banorë të Komunës së Vitisë, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur me tre të dyshuarit e tjerë, po ashtu shqiptarë shtetas të Kosovës, ka ardhur edhe deri te konflikti fizik, ku me ç ‘rast janë sulmuar me mjete të forta “shkopinj bejsbolli”.

“Katër viktimat kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësorë në Emergjencë-Gjilan. Të dyshuarit e njohur për policinë për momentin gjenden në arrati dhe janë në kërkim”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Rasti procedohet në njësinë e hetimeve të stacionit policor në Viti.

KOMENTE