Dorëhiqet Reuf Bajrami!fotoilustrim

Dorëhiqet Reuf Bajrami!

Administrata e komunës së Bujanocit po përballet me fluksin e dorëheqjeve të personelit profesional nëpër departamente e komisione të ndryshme.

Reuf Bajrami punëtorë afro 15 vjeçar në shërbimin e urbanizimit pranë administratës komunale në Bujanoc ka paraqitur dorëheqjen e tij nga komisioni për plane.

Ai në dorëheqjen zyrtare thotë se për shkak të angazhimit familjarë largohet nga ky komisioni për plane që është paraqitur për miratim në seancën e 4 të kuvendit komunal të Bujanocit që do të mbahet më 14 Korrik (e premte).

Që nga fillimi i qeverisjes Kamberi në vitin 2016 me komunën e Bujanocit janë shënuar raste të shumta të dorëheqjeve sikur me rastin e ish kryeshefit të adminstratës Ismail Pajaziti e të tjerë.

Jo zyrtarisht mësohet se dorëheqjet mbrenda administratës komunale në Bujanoc po vijnë si pasojë e politikave-premtuese të qeverisjes Kamberi për biznesin lokal dhe investimet e tyre.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE