(2LONLINE) – Sonte nga ora 19:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan, nis Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Fkalës 2014”, me pjesëmarrjen e trupave teatrore nga trojet shqiptare. Festivali do të mbahet për pesë ditë me radhë dhe do të shfaqën pesë drama konkurruese.
Ali Demi, drejtor i Teatrit të Qyteti të Gjilanit ka bërë me dije për Portalin 2L Online, se çdo gjë është gati për këtë Festival të veçantë në trojet shqiptare e për të cilin ka përherë interesim të madh.
Demi tha se Festivali do të hapet me shfaqjen e Teatrit të Qyteti të Gjilanit, ‘Zonja me maskë”, e Osman Goranci, me regji të Fatmir Hysenit.
Në ditë ne dytë të Festivalit po në ora 19:00, do të jepet shfaqja “Gishti” – Teatri Shqiptar i Shkupit, nga Doruntina Basha me regji të Agon Myftarit.
Në ditën e tretë , do të jepet shfaqja “Shembja e Kullës së Ajfelit”, Qendra Multi Media – Prishtinë, nga Jeton Neziraj me regji Blerta Neziraj. Shfaqja fillon në ora 19:00.
Në ditë ne katërtë , do të jepet shfaqja “Dëshmitari”, Teatri Kombëtar i Kosovës, me autor e regjisor Selami Taraku. Shfaqja fillon në ora 19:00.
Dhe në ditën e fundit, do të jepet shfaqja “Tri mendje në ankand” – Teatri i Metropolit – Tiranë, nga Ferdinand Hysi me regji të Elma Doresi. Edhe kjo shfaqje fillon në ora 19:00.
Pas kësaj shfaqje edhe do të jepen çmimet e këtij festivali.
Përndryshe, për çdo ditë sa do ta kemi festivalin e Dramës Shqipe, do të kemi edhe ligjëratat e mesditës, me ligjërues Robert Ndrenika, Nebi Islami, Erson Zymberi e Arian Krasniqi, ndërsa po ashtu do ti kemi edhe debatet për shfaqjen, që mbahen menjëherë pas përfundimit të shfaqjeve. /2lonline/