Ndonëse ishte folur për instalimin e kamerave në vendvotime, kjo çështje është heshtur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga partitë politike. Në zgjedhjet lokale të nëntorit të vitit të kaluar u dëshmua se manipulimet dhe keqpërdorimet me procesin zgjedhor janë zvogëluar. Megjithëkëtë, ende mbetet e nevojshme marrja e masave që procesi zgjedhor i 8 qershorit të kalojë pa probleme dhe me transparencë të plotë.
Ndonëse ishte folur për instalimin e kamerave në vendvotime, kjo çështje tashmë është heshtur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga partitë politike.
Një zyrtar i KQZ-së, i cili nuk ka dashur t’i përmendet emri, ka bërë të ditur për “Kosova Sot” se deri më tani në KQZ nuk ka pasur asnjë kërkesë nga partitë politike për vendosjen e kamerave në vendvotime dhe vendnumërime.