Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku priti në takim Zëvendësambasadorin e Italisë në Prishtinë, z. Matteo Corradine, ku biseduan për bashkëpunimin në shëndetësi. Zëvendësministri Sadiku e ka njoftuar Zëvendësamabasadorin Corradine për të arriturat e reformës së shëndetësisë në Kosovë, e në veçanti për hapat që janë ndërmarrë për funksionalizimin e Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK.
Ai tha se në vitin 2016 në këtë klinikë janë kryer 106 operime, me ç’rast buxhetit të Kosovës i kanë kursyer mbi 1. 500 000 euro, dhe synim i MSh-së është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe infrastrukturore të përgjithshme shëndetësore, me qëllim të funksionimit të tyre të plotë në shërbim të qytetarëve të vendit.
Në kuadër të takimit është biseduar edhe për projektin e përbashkët mes MSh-së dhe Qeverisë italiane, “Mbështetja e sistemit shëndetësorë në Kosovë” i cili projektit përmban dy komponentë, Kardiokirurgjinë si dhe për parandalim e infeksioneve.
Implementimi i këtij projekti pritet të realizohet në muajin maj të këtij viti.