Zëvendësministri i Shëndetësisë Rrustem Musa qëndroi në Tiranë vizitoi Qendrën Kombëtare të Sterilizimit në kuadër të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, një investim ku milionësh i realizuar në kuadër të partneritetit publiko privat në Shqipëri dhe, gjithashtu, u takue edhe me autoritetet e larta udhëheqëse të Regjionit të Umbrisë dhe Toskanës nga Italia dhe të Qendrës Nacionale të Gjakut që funksionon në kuadër të Sistemit Nacional Shëndetësor të Romës.
Përveç vizitës së kësaj qendre, Zëvendësministri Musa, mori pjesë në një darkë pune të organizuar nga këto autoritete italiane ku është takuar edhe me Ministrin e Shëndetësisë të Shqipërisë z. Ilir Beqaj, ku kanë marrë pjesë edhe autoritetet udhëheqëse të Regjioneve të Umbrisë dhe Toskanës nga Italia.
Ai ka pasur një takim të veçantë me këto autoritete udhëheqëse të dy rajonale italiane dhe drejtuesit e Qendrës Nacionale të Gjakut me të cilët është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën.
Gjatë takimit, është biseduar për një vizitë të autoriteteve të këtyre dy rajoneve në Kosovë për të parë gjendjen rreth protokolleve të trajtimit të sëmurëve nga hemofilia, evidencat, mënyrat e trajtimit të tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë.
Zëvendësministrit Musa, i është shprehur gatishmëria e autoriteteve italiane të këtyre dy rajoneve për të ndihmuar në formimin e një Qendre Kosovare për Hemofili në kuadër të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, formimin e protokollit kombëtar për trajtimin e hemofilisë, trajnimin e stafit dhe sigurimin falas të faktorit të VIII të kaogulimit falas për Kosovën në tre vitet e para, për të vazhduar pastaj me një participim minimal nga Ministria.