Deputeti i LDK-së Armend Zemaj duke përshëndetur arrestimet e sotme nga ana e strukturave të sigurisë, ka thënë se duhet të vazhdohet me arrestime, por edhe me arrestimin e atyre që vranë kundërshtarët politikë dhe veprimtarët e LDK-së. Sipas Zemajt pa këto arrestime asnjëhere ky vend nuk do gjej qëtesine dhe zhvillimin qe e meriton.
Ja postimi i plotë
Sot u zhvillua një aksion i bashkërenduar nga institucionet e sigurisë kundër atyre që dyshohen se janë bërë pjese e së keqes, duke u manipuluar më shumë si vegla të ekstremizmit fetar i cili nuk përkon as me traditen dhe as më të ardhmën e këtij populli.
Ata që frymzojnë këta të rinjë, janë të së njejtës ideologji sikurse ata që e përlyen dhe e përgjakën lirinë e Kosovës duke vrarë veprimtar e patriot të saj.
Ky aksion duhet të vazhdoj duke arrestuar edhe të gjithë ata të cilet kanë frymëzuar, aprovuar, miratuar dhe bekuar krimin e organizuar politik, vrasjen e kundërshtarëve politikë, veprimtarët e LDK-së.
Nuk guxojmë të lejojmë që edhe me tutje të abuzohet me lirinë e këtij vendi, këto banda të krimit duhet të ndalen dhe të ndeshkohen..
Përndryshe asnjëhere ky vend nuk do gjej qëtesine dhe zhvillimin qe e meriton.