(2LONLINE) – Stafi i Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, ishte shqetësuar kur para pak ditësh, në emër të drejtorit Nazmi Rapuca, kishte ardhur një zarfë nga Eulex-i. Por, me ta hapur zarfin u pa se është për të mbarë sepse në të ishte kontrata për tri vetura që ja kishte dhënë donacion Misioni i Eulex-it, Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari.
Në fillim të këtij viti, drejtori Nazmi Rapauca i kishte shkruar EULEX-it një kërkesë për të shqyrtuar mundësitë e dhurimit të ndonjë veture pasi që mungesa e veturave, shpeshherë, kishte qenë pengesë për realizimin e aktivitetit normal të drejtorisë në teren.
E sipas Rapuces, me ardhjen e këtyre tri veturave, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, mund të zhvillojë të gjitha aktivitetet e saj në teren, për ti ndihmuar fermerët me këshilla e trajnime profesionale, që është edhe misioni kryesor i saj.
Një veturë do ti ndahet sektorit të pylltarisë, një sektorit të prodhimtarisë bimore dhe një sektorit të blegtorisë.
Në vitin 2012, drejtoria kishte marrë donacion një veturë tereni nga UNDP, kurse në vitin 2013, edhe një veturë “Golf” nga Komuna, por, deri tani, asnjë herë nuk kishte arritur tëi plotësojë nevojat e saj për vetura. /2lonline/