Xhemile Jusuf është politikania e parë myslimane me prejardhje turke që me krisitiandemokratët e CDU-së ka siguruar një vend në parlamentin gjerman
Xhemile Jusuf ka lindur në Gjermani nga prindërit turq. Si fëmijë e punëtorëve emigrantësh ajo e kishte vështirë të shkonte në shkollë për shkak të diskriminimit.
Por Xhemilja ka luftuar vazhdimisht duke e kryer shkollën fillore, të mesmen dhe studimet në Gjermani. 35-vjeçarja tashmë dëshiron të luftojë politikisht.
Jusuf ka kandiduar në Hagen, ngase një në dy fëmijë në këtë vend është me origjinë emigracioni.
CDU e ka nxitur shumë Xhemilen që të bëhet deputete, edhe pse ajo ka vetëm 4 vjet që merret me politikë.
Po ashtu kimisti me origjinë nga Senegali, Karamba Jabi, është bërë zezaku i parë deputet federal në parlamentin gjerman.
Sado që një në pesë gjermanë është imigrant, apo pasardhës i imigrantëve, pak nga ta kanë gjetur vend në organet federale. Deri tash nuk ka pasur deputet zezak në parlament, përkundër faktit se në Gjermani jetojnë rreth 500 mijë qytetarë me origjinë afrikane. “Zgjedhja ime në Parlamentin Gjerman është e një rëndësie historike”, ka thënë deputeti i parë zezak në Gjermani, Karamba Jabi (51). /albinfo.ch/