(2L ONLINE) – Selami Xhemajli, shef i Grupit të Këshilltarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë për Portalin 2L Online, se Grupimi që përfaqëson, është munduar të jep kontributin e tyre në kuptimin e realizimit të pritjeve të qytetarëve dhe të saj që është obligim ligjor dhe statutor për një Kuvend funksional me të gjitha trupat ndihmëse profesionale të saj.
Xhemajli tha se në këtë kuptim pavarësisht se në fillim AAK nuk ishte në koalicion me LDK-në ka përkrahur pa rezervë propozimin e LDK-së partisë më të madhe në Kuvend për zgjedhje ne kryesueses së Kuvendit dhe në këtë mënyrë nuk ka lejuar të ketë shkelje ligjore dhe një Kuvend jofunksional.
Më pas, thotë Xhemajli i AAK-së, subjekti i tij ka arrit marrëveshje me LDK për të bashkëqeverisje me Gjilanin dhe në këtë frymë kanë vepruar edhe kuvendarët e Aleancës.
“Edhe si Grup i Këshilltarëve edhe si pjesë e ekzekutivit që jemi, kemi pas dhe kemi hapësirë ne mjaftueshme që t’i japim idetë tona dhe t’i implemetojmë ato. Ndërsa sa i përket përfaqësimit në trupat ndihmëse të Kuvendit si në komitete apo komisione, atë e kemi në bazë të fuqisë së votës. Jemi subjekt i tretë me votë dhe jemi shumë konstruktivë ”, ka thënë Xhemajli.
Sipas tij, këshilltarët e AAK-së janë munduar përherë që të jenë shumë produktiv të jenë të kujdesshëm në respektimi ne kohës si në KK si në komitete që të kemi punë efektive e jo si po ndodh në disa seanca të fundit.
Ai tha se Kuvendi Komunal është ka i përmbush obligimet e saja si organ më i lartë vendimmarrës në Gjilan ndonëse ka hapësirë për një punë edhe më efikase e jo të kapemi për fjale të disa anëtarëve siç ndodhi edhe në seancën e fundit, që është humbje kohe dhe nuk i shërben realizimit sa më efikas të kërkesave dhe pritjeve të qytetarëve.
“Besojmë që me kalimin e kohës Kuvendi do të jep një kontribut edhe shumë më të madh në përgatitjen e tërë infrastrukturës ligjore për ekzekutivin me qëllim që të mos ketë ngecje n realizim të projekteve që janë n shërbim të qytetarëve”, ka thënë Selami Xhemajli, shef i Grupit të Këshilltarëve të (AAK). /2l Online/