Vetëvendosje përmesn një reagimi ka bërë me dije se Policia e Kosovës pas sulmit dhe ndërhyrjes brutale në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon përndjekjen ndaj aktivistëve tanë. Sot është arrestuar aktivisti Naim Bunjaku në Vushtrri. Këto përndjekje politike të padrejta duhet të marrin fund.
Qeveria e kriminalizuar po tenton që përmes Policisë të na frikësojë dhe të na zmbrapsë. Nuk do të mund të na ndalin në asnjë mënyrë, derisa t’i tërheqin marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, thuhet n ëreagimi ne vetëvendosjes.
Iu bëjmë thirrje edhe njëherë që të lirohen të gjithë deputetët dhe aktivistët e opozitës, që po mbahen padrejtësisht nëpër burgje, vetëm e vetëm se po e parandalojnë shkatërrimin e Republikës së Kosovës, thuhet në fund të reagimit.