Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq, është zyrtari i parë serb që do ta shkelë Kosovën, pas marrëveshjes së arritur mes kryeministrave që zyrtarëve serbë t`u lejohen vizitat në kohën e fushatës elektorale në Kosovë.
Nikoliq pritet që gjatë kësaj jave të qëndrojë në Graçanicë. Aty do të mund ta vizitojë manastirin e këtij qyteti dhe t’u drejtohet qytetarëve. Në bazë të marrëveshjes mes kryeministrave Thaçi e Daçiq, presidenti serb dhe çdo zyrtar tjetër nga Beogradi do të mund t`u drejtohet qytetarëve serbë të Kosovës, shkruan gazeta Tribuna
Do të mund t`i ftoj ata që të dalin në zgjedhje dhe t`u shpjegoj arsyen se pse duhet ta bëjnë një gjë të tillë, por të njëjtit nuk do të mund të mbështesin ndonjë subjekt të caktuar politik ndonëse koalicioni aktual qeveritarë në Serbi mbështet listën e përbashkët serbe.
Zyrtarë të afërt me dialogun kanë shpjeguar se ka qenë e palogjikshme që Prishtina zyrtare t`i ndalë plotësisht vizitat e liderëve serbë derisa kërkohet ndihma e tyre që qytetarët e këtij komuniteti të inkurajohen por të marrë pjesë në zgjedhje