Sipas fjalëve të Nexhmedin Ahmedi, inspektor komunal për arsim në Preshevë, vitin e ardhshëm çështja financiare për personelin arsimor do të bëhet në bazë të numrit të nxënësve.
“90 % mësimdhënësve nëpër shkollat e komunës së Preshevës janë kuadro profesionale dhe të kualifikuara”, kështu ka thënë Ahmedi për RTP, transmeton Titulli.
Pavarësisht profesionalizmit, mësimdhënësit ende përballen me mungesën e kushteve adekuate, sidomos kuadrot të cilat e kanë të nevojshme zhvillimin e procesit mësimor në mënyrë interaktive në kabinete.
Me gjithëatë, kuadrot arsimorë po rrezikohen edhe me humbjen e vendit të punës për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve dhe sipas tij vitin e ardhshëm mësimdhënësit parashihet të paguhen sipas numrit të nxënësve.
Inspektori i arsimit veç tjerash ka theksuar se ka shkolla në këtë komunën të cilat këtë vit janë në mungesë të dy paraleleve me nxënës.
Procesin mësimor këtë vit e kanë filluar 3765 nxënës filloristë