(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë,Sokol Haliti ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me Fondacionin Kosovë-Luksemburg i cili parasheh krijimin e një partneriteti nëpërmjet Komunës së Vitisë me këtë Fondacion me qëllim të implementimit të disa projekteve deri në fund të vitit 2016.
Ndër tjerash në këtë marrëveshje parashihet vendosja e themeleve të partneritetit mes dy institucioneve në menaxhimin me sukses të projekteve mbi zhvillimin e Komunitetit, Arsimin dhe Aktiviteteve për Gjenerim të të Hyrave që do të zbatohen nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg, në Komunën e Vitisë.
Përveç kësaj, kjo marrëveshje i referohet temave transversale: mbrojtjes së mjedisit dhe barazisë gjinore” Zbatimin e këtyre projekteve në Viti do të bëhet nëpërmjet Caritas Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg dhe atë në disa projekte si në Arsim, Aktivitete për Gjenerim të të Hyrave dhe Zhvillim të Komunitetit dhe atë deri në fund të vitit 2016.
Për ndryshe projektet që do të realizohen do të jenë edhe me bashkëfinancim të Komunës së Vitisë dhe atë jo më pak se 25%. Marrëveshja është nënshkruar sot nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me Ardian Hasanaj, Drejtor Menaxhues i këtij projekti. /2L ONLINE/