(2L ONLINE) – Komuna intervenon në hapjen e rrugëve nga bora, të gjitha rrugët janë të kalueshme. Pas reshjeve të fundit të borës Komuna e Vitisë në bashkëpunim me kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve “ Zuka Company” kanë ndërhyrë sot në pastrimin e rrugëve nga bora si dhe hedhjen e kripës dhe atë jo vetëm në fshatrat malore si Buzovik, Lubishtë, Stubël, Debelldeh por edhe në fshatrat tjera që lidhin njëra me tjetrën si Pozheran, Sllatinë, Trestenik , Vërban, Goshicë, Smirë etj.
Sipas Drejtorit për Shërbime Publike dhe Emergjencës, Nexhmedin Jakupi të gjitha rrugët në Komunën e Vitisë janë të kalueshme. /2L ONLINE/