/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë dhe të USAID-i në bashkëpunim me “ Calabria sh.p.k” nga Gjilani kanë filluar implementimin e projektit “Vishnje 2017”. Kjo u bë e ditur sot nga Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi.
Ky projekt ndër tjerash parasheh që në territorin e kësaj komune të mbillen deri në 50 ha vishnje dhe atë nga 500 fidane për hektar, në distancë 5x4m. Përndryshe me këtë projekt përveç që parashihet sigurimi i fidanëve për fermerët përfitues do të sigurohet edhe sistemi i ujitjes. /2L ONLINE/