/2L ONLINE/ – Komisioni Komunal për Riintegrim i Komunës së Vitisë, në takimin e radhës të kryesuar nga Përparim Sadiku, shqyrtoi gjendjen aktuale të të riatdhesuarve në Komunën e Vitisë. Sipas informacioneve të ofruara nga Zyra Komunale për Kthim (ZKK) gjatë periudhës Janar – Qershor 2016 numri i të riatdhesuarve është afër 200 anëtarë të riatdhesuar.
Sipas ZKK-së të gjitha këto familje janë trajtuar dhe kanë filluar të riintegrohen në vendin e tyre të jetesës. Një numër i të riatdhesuarve tashmë kanë aplikuar në fondin qeveritar për vetëpunësim.
Po ashtu u potencua edhe bashkëpunimi i mirë që ka ZKK-ja me Kryqin e Kuq në Viti, ku sipas sekretarit të Kryqit të Kuq, Zaim Hajrizit, gjatë periudhës Janar – Qershor 2016, ndihmën emergjente në pakot ushqimore, higjienike dhe akomodim kanë marr gjithsej 166 të riatdhesuar e që sipas tij në mesin e tyre shumica janë familjar me mbi tre anëtar, por ka edhe individ të riatdhesuara. /2L ONLINE/