Gjilan – (2LONLINE) – Në kuadër të strategjisë “Zbutja e Varfërisë nëpërmjet Zhvillimit të Qëndrueshëm”, dhe në mbështetje të fuqishme të Karitasit të Luksemburgut si donator, së bashku edhe me Komunën e Gjilanit dhe qeverinë e Kosovës, është vënë gurthemeli për ndërtimin e shkollës së re Afërdita në Kishnapole.
Investimi do të bëhet në bashkëfinancim me Qeverinë e Kosovës – MASHT, Komunës së Gjilanit, dhe Karitasit të Luksemburgut. realizimi i këtij projekti kap shumën prej mbi 365 mijë euro, ku 211 mijë euro janë ndarë nga MASHT, dhe pjesa tjetër financohet nga Karitasi dhe Komuna. Në këtë shkollë së shpejti nxënësit e këtij fshati dhe të tjerave përreth, do t’i ndjekin mësimet në kushte moderne dhe të standardeve evropiane. /2lonline/