Novobërdë – (2LONLINE) – Policia në nënstacionin policorë në fshatin Stanishor, komuna Novobërdë, është njoftuar nga prindi S. T. se djali i tij V. T. Lindur me 1966 me banim në fshatin Stanishor, ka bërë vetëvrasje, duke e vrarë veten me revole.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se njësiti i sektorial menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Viktimën është gjet pa shenja jete. Pran tij është gjet një revole të markës CZ kalibër 7,62 mm.
“Në vendin e ngjarjes po ashtu kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale NJHR dhe i Krim Teknikës nga Gjilani, si dhe Njësiti i Mjekësisë ligjore. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML. Nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti është duke u hetuar. /2lonline/