(2L ONLINE) – Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar aktivitetin dhe takimet me qytetarë. Kandidatët për deputetë nga Gjilani, kanë takuar banorët e fshatit Cërnicë, lagjës Kufcë e Ulët (Kulla) si dhe disa përfaqësues të fshatit Livoç i Ulët, ku edhe diskutuan rreth Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurteshi tha se përcaktimi se për kë do të votojnë qytetarët e vendit nuk është më vendim i vështirë. Kjo sipas tij për aryse se në njërën anë ka “programe” e premtime të parealizuara deri më tash kurse në anën tjetër është Lëvizja Vetëvendosje, subjekt ky i pasuruar me ekspert e njerëz të rinj, me vullnet e potencial rinor që ka program qeverisës për vendin e si subjekt i dëshmuar me qeverisje të mirë në Prishtinë.
Besa Baftiu, iu përkushtua sferës në të cilën edhe ka përvojë, pra shëndetësisë. Ajo iu referua shifrave ku në Kosovë për kokë banori shpenzohen rreth 51 eurove në vitë për shëndetësi, përderi në Shqipëri kjo shifër kap vlerën e mbi 241 eurove. Në Alternativën Qeverisëse Baftiu tha se parashihet që kjo shifër të ngritet deri në 300%, me çka edhe do të ngritej cilësia e shërbimeve mjekësore.
Përparim Muja dhe kandidati tjetër Besnik Bislimi, si dy ekonomist, iu përkushtuan shtyllës së dytë të Alternativës Qeverisëse, shtetit zhvillimor. Ata thanë se segment shumë i rëndësishëm i shtetit zhvillimor me fokus të veçantë është prodhimi. Hartimi i politikave të atilla fiskale që do të stimulonin prodhuesin vendor, ngritjen e kapaciteteve prodhuese e rrjedhimisht edhe hapjen e vendeve të reja të punës do të rezultojë në ngritje ekonomike.
Naser Berisha me përvojë shumë të gjatë në sferën e kulturës tha se Kosova është vendi me pasurinë më të madhe në Evropë, e ajo është rinia. Në anën tjetër sipas tij, qeveria nuk i kushtuar rëndësinë e duhur, duke ndarë vetëm 1.8% të buxhetit të vendit për këtë sektorë. Berisha tha se Lëvizja Vetëvendosje do të kthej vëmendjen e duhur drejt të rinjve .
Shemsi Syla në cilësinë e kandidatit për deputetë si dhe të shefit të shtabit zgjedhor tha se është rast i mirë që qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimeve historike që do të ndodhin në vend. Është koha që të gjithë së bashku, TASH më Lëvizjen ta kthejmë qeverisjen në duart e sovranit, në duart e popullit, shtoi Syla.
/e sposorisuar/