Gjilan – (2LONLINE) – Sot në Universitetin e Gjilanit per vizite qëndruan përfaqësuesit e Lëvizjes Vetvendosje, qendra në Gjilan.
Rektori i UGJ-ës, Prof.dr.sc.Arben Dërmaku në hapje të takimit shprehu falemnderim dhe mirënjohje për gatishmërinë e përkrahjes, ndërsa Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshin shprehu mbështetje të pa rezervë dhe rikonfirmoi bashkëpunimin dhe angazhimin për të pasur një Universitet modern dhe të hapur për të gjithë.
Rektori, Dërmaku, pasi njoftoi Kryetarin e LVV-ës për proceset në UGJ, rikonfirmoi edhe një here se UGJ-ja është në rrugë të mbarë dhe me hapa të sigurtë po shkon drejtë konsolidimit të plotë./2lonline/