(2L ONLINE) -Në kuadër të takimeve të shumta parazgjedhore të Lëvizjes VETEVENDOSJE në të cilat po tregohet interesim i madh për pjesëmarrje te qytetareve gjilanas, kandidatet për deputet, Ismajl Kurteshi, Hydajet Hyseni, Shemsi Syla, Besa Baftiu, Perparim Muji dhe Naser Berisha, u takuan me sportistet gjilanas te cilët panë nga afër shqetësimet e tyre për injorimin dhe lënien pasdore nga qeverisa e keqe e Hashim Thaçit, njofton Zyra për informim me Vetëvendosjes.
Gjate kësaj qeverisje të çoroditur, sportistet gjilanas nuk janë përkrahur fare ose për me keq janë përkrahur në mënyrë selektive, gjë qe ka ndikuar në ndrydhjen e talentëve të shumtë të kësaj ane. Për pasojë gjatë këtyre viteve kanë pushuar së vepruari një numër i madh i klubeve, e bashkë me to edhe talentët e rinjë të cilët kanë pasur mundësi të ngjiten në majat me të larta sportive, brenda dhe jashtë vendit tonë.
Të bindur në programin e Lëvizjes VETEVENDOSJE, sportistet gjilanas, thanë se tashmë alternative e vetme është programi i VETEVENDOSJES, ndaj kem besim të madh në kandidatët e saj që do ta ndihmojnë sportin e kësaj ane për të dalë nga kriza ku e ka katandisur qeverisja lokale dhe qendrore e Thaçit, e cila po ikë nga qeverisja me njëmijë e një të bëma të këqija.
Pasi dëgjuan kërkesat dhe nevojat e shumta që ka sporti në komunën e Gjilanit, kandidatet për Deputet, Ismajl Kurteshi, Hydajet Hyseni, Shemsi Szla, Besa Baftiu, Perparim Muji, Naser Berisha, u zotuan se do të jenë avokatë të denje në Kuvendin e Kosovës dhe se trajtimi i sportisteve, do të bëhet në atë mënyrë sa ta kthej dinjitetin e çdo sportisti dhe të çdo klubi sportiv të të gjitha disiplinave në vendin e duhur.
Lëvizja VETEVENDOSJE atë që e thotë dhe qe e premton, e bënë realitet, meqë ka program të qartë, ka njerëz profesionistë, ka vullnet të madh dhe duar të lira për te udhëhequr me ballin lartë. Tash është koha për ndryshime thelbësore në qeverisje, ndaj alternative e vetme dhe e sigurt që do ta kthej në vend dinjitetin e nëpërkëmbur të qytetareve të Kosovës në përgjithësi dhe të gjilanasve në veçanti, është Lëvizja VETEVENDOSJE. Alternativa e vetme është numri 35, i cili do t’ia thyej qafen të gjitha të këqijave që i ka sjell këtij vendi qeverisja e keqe dhe e korruptuar e Hashimit. /2L ONLINE/
/e sponsorizuar/