(2LONLINE) – Lëvizja Vetëvendosje me kandidatët e saj për deputetë ka prezantuar Alternativën Qeverisës të Vetëvendosjes në fshatin Bresalc të Gjilanit. Në këtë tubim me qytetarët e Bresalcit ishin bashkëqytetarët e këtij fshati Shemsi Syla e Perparim Muja dhe kandidatët tjerë Ismail Kurtesh, Hydajet Hyseni, Besa Baftiu, Emin Gërbeshi nga Artana dhe Visar Ymeri, ish deputet i Parlamentit.
Hydajet Hyseni, tha se duhet të punojmë që Kosovën ta bëjmë Zvicër, e jo ti detyrojmë te rinjtë , qe janë e ardhmja jonë, për të ikur sa më parë nga Kosova. Visar Ymeri u shpreh, ata të cilët u pasuruan brenda një nate, ne si lëvizje Vetëvendosje do tu a konfiskojmë brenda një dite.
“Shteti i Kosovës duhet t’i nënshtrohet vullnetit te popullit te vet e jo marrëveshje nen monitorimin e ndërkombëtareve”, ka thënë Ymeri.
Besa Baftiu ka pohuar se me lëvizjen Vetëvendosje, do te udhëheqin njerëz me kualifikime e jo me baza partiake.
Perparim Muja, ka thënë se ndryshimi është me Vetëvendosjen, sepse me këtë Lëvizje nuk do te ketë korrupsion.
“Këtë mund ta vërtetoni fare lehtë me qeverisjen me Alternativen e Shpendit me Prishtinën”, ka thënë Muja.
Ndërsa Ismajl Kurteshi, ka nënvizuar se një alternative çfarë ne po ju ofrojmë, sot po zhvillohet me Prishtinën, andaj do ta keni me lehtë te vendosni besimin tuaj, përmes votës tuaj.
Ndryshe, kandidatët për deputetë të shoqëruar nga anëtarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje vizituan edhe kompaninë RC Cola. Gjatë këtij takimi u bisedua për shumë ndihmesa që deputetët nga Anamorava do të mund ti sillnin ndërmarrësve nga ky regjion i lënë jashtë prioriteteve zhvillimore.
Kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë kanë shpalosur Alternativën Qeverisëse, duke u fokusuar kështu në mënyrë të veçantë në ato pjesë që prekin edhe interesin e prodhuesit vendor.
Përkrahja e prodhimeve vendore, e rrjedhimisht zhvillimi ekonomik i vendit dhe ngritja e mirëqenies është ajo për çka do të angazhohet Lëvizja Vetëvendosje ka thënë Ismajl Kurteshi, kandidatë për deputetë nga Gjilani.
Shemsi Syla, shprehi brengën e tij për çështje të ndryshme të sigurisë që ndërlidhen me procesin e prodhimit, transportit dhe sigurisë së objekteve dhe kompleksit ku zhvillohet veprimtaria e kësaj kompanie. Ai më pas shtjelloi këtë çështje sipas Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje!.
Besa Baftiu, kandidatja tjetër për deputete tregoi edhe njëherë për përkrahjen që prodhuesi vendor do të marrin nga Lëvizja Vetëvendosje! me qëllim që krijimi i vendeve të reja të punës dhe njëkohësisht zhvillimi i vendit të jetë i mundshëm.
Përparim Muja, si biznesmen i ri dhe kandidatë për deputetë, tha se e kuptoj shumë mirë gjendjen, problemet dhe sfidat me të cilat përballeni. Ai potencoi faktin se kjo kompani vepron edhe në Preshevë, e pikërisht këtu sipas Mujit, RC Cola ka bërë atë që Lëvizja Vetëvendosje e synon. Muja, tha “ju po bëni bashkimin kombëtarë në aspektin ekonomik, kurse Lëvizja Vetëvendosje synon bashkimin politik të kombit”./2L ONLINE/