(2L ONLINE) – Ka ardhur momenti që më askush të mos u besoj premtimeve dhe përrallave të Hashimit. Kështu u tha ne takimin me tri pikat e Lëvizjes VETEVENDOSJE , në të cilin morën pjesë qindra veprimtare e simpatizantë të VETVENDOSJES. Para pjesëmarrësve, Ismajl Kurteshi, kandidat per deputet prezantoi Hydajet Hysenin, Besa Baftiu, Shemsi Sylen, Perparim Mujin, Naser Berishen dhe Bislim Bislimin, kandidat për deputetë.
Kandidati për deputet, Ismajl Kurteshi, tha se tashmë ka ardhur koha e ndryshimeve të mëdha dhe këto ndryshime mund ti bëjmë vetëm së bashku përmes votës demokratike. Tani është momenti që të bëhemi pjesë e transformimeve pozitive dhe kthimin e qeverisjes në Duart e sovranit të vërtetë, ne Duart e popullit. Tash në momentin e kthesës së madhe, Lëvizjes VETEVENDOSJE, po i bashkohen veprimtarë nga mërgata si Ismet Rashiti nga Zvicra, Ramush Qazimi nga SHBA dhe Naim Kamberi po ashtu nga Zvicra.
Ne paraqitjen e saj, kandidatja për deputete, Besa Baftiu, shpalosi programin e VETEVENDOSJES në fushën e shëndetësisë. Me VETEVENDOSJEN shëndetësia nuk do të jetë vetëm për të privilegjuarit, por për të gjithë qytetarët. Natyrisht neve do të na duhet shume punë që ta nxjerrim shëndetësinë nga skëterra ku e ka katandisur qeverisja e keqe, por gjithsesi do të ja dalim duke e ngritur nivelin e saj në të gjitha aspektet.
Kandidati tjetër për Deputet n]e Parlamentin e Kosovës, Shemsi Syla, tha se program I VETEVENDOSJES është shpresa e vetme dhe ardhmëria e vendit tonë. Me VETEVENDOSJEN po kthehet kaptina më e rëndësishme për popullin tonë. Po kthehet besimi për një ardhmëri me të mirë e më të sigurt.
Ndërkaq kandidati tjetër, Hydajet Hyseni, në fjalën e tij veç tjerash tha se TASH me Lëvizjen VETEVENDOSJE në qendër të vëmendjes do të jetë shteti i se drejtës si shtylla e parë e alternatives qeverisëse nga e cila varet realizimi i programit politik si sundimi i ligjit dhe krijimi i barazisë për të gjithë qytetarët e vendit. /2L ONLINE/
/e sponsorizuar/