/2L ONLINE/ – Në një reagim të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, thuhet se derisa Gjilanin tash e dhjetë ditë e ka kapluar bërlloku në çdo pjesë të qytetit, edhe pas shumë reagimeve nga qytetarët, kryetari i Komunës Lutfi Haziri vazhdon me pushime në Greqi tash e një javë, ndonëse ka dhënë premtim se problemet në Ekohigjienë do të zgjidhen shumë shpejtë.
“Falë borës dhe temperaturave të ulëta qytetarët kanë shpëtuar nga ndonjë epidemi e cila do mund të paraqitej për shkak të mbeturinave të cilat e kanë kapluar qytetin”, thueht në fund të reagimit të Lëvizjes Vetëvendosje. /2L ONLINE/