/2L ONLINE/ – Duke komentuar gjendjen e rrugëve në Gjilan pas borës që ra, Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, ka reaguar duke thënë se kjo borë që ra i ka zënë komunarët në gjumë të thellë dimëror.
“Ndonëse jemi në janar, bora e parë në qytetin e Gjilanit i ka zënë komunarët në gjumë të thellë dimëror. Gjilani si njëra ndër 7 qendrat kryesore të Kosovës, pas borës së parë ka marrë pamjen e një ambienti të skijimit”, thuhet në këtë reagim..
Sipas Vetëvendosjes, kjo gjendje në komunën e Gjilanit vjen si pasojë e neglizhencës së organeve kompetente për menaxhimin e situatave emergjente.
“Rrugët e mbuluara me borë përbëjnë rrezik për qytetarët në përgjithësi dhe vozitësit në veçanti. Ne,i bëjmë thirrje komunës që të marrë masat e duhura për parandalimin e rreziqeve”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. /2L ONLINE/