(2L ONLINE) – Ne angazhohemi që ta ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë kulturore të Kosovës. Pra, trashëgiminë e konsiderojmë si pjesë të pandashme të historisë së popullit të Kosovës, dhe angazhohemi për qasje të barabartë të të gjithëve në të. Ne kundërshtojmë çdo tendencë politike për ndarjen fizike të trashëgimisë sonë kulturore nga pjesa tjetër e Kosovës, si dhe ato për uzurpimin e saj nga Serbia.
Duke e ditë që në Kosovë jetojnë edhe pakicat kombëtare, për të cilat ne do të angazhohemi që ta gëzojnë autonominë maksimale kulturore.
Artistët e rinj janë bartësit e zhvillimit të artit në një shoqëri. Prandaj, atyre duhet t’u krijohen kushte për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Krijimi i instrumenteve për zbatimin e Ligjit për të Drejtat Autoriale është prioritet i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, sa i përket fushës së kulturës.
Agjencia Kombëtare për Zhvillimin e Artit do të krijohej për zhvillimin e artit, duke e përkrahur një mori aktivitetesh artistike: prej teatrit e deri te muzika, letërsia deri te vallëzimi, fotografisë deri te arti digjital, karnevaleve deri te artizanatet.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, në çdo institucion të arsimit do të zhvillohen aktivitete artistike në fusha të ndryshme artistike, si: teatër, film/video, këndim/muzike, pikturë etj.
Ne mendojmë që duhet ti kushtohet rëndësi e veçantë arsimimit dhe përkrahjes së shkrimtarëve të rinj, në mënyrë që niveli i cilësisë së arteve skenike në përgjithësi të ngritët në nivel vleror. Ministria e Kulturës do të krijojë hapat strategjikë për ta ndihmuar librin e krijuesin dhe, rrjedhimisht edhe kthimin e vëmendjes së publikut përmes angazhimit të Bibliotekës Kombëtare për arkivimin e ekzemplarëve të librit të botuar, reklamimit të botimeve në mediat e shkruara dhe vizive pa detyrim tarifor etj.
Ruajtja e trashëgimisë kulturore është një përgjegjësi tepër e rëndësishme e gjithë shoqërisë, sidomos për institucionet shtetërore, ndaj brezit të sotëm dhe brezave të ardhshëm që do të vijnë.
Të gjitha objektet e kategorizuara si monumente historiko-kulturore dhe ato që do të kategorizohen si të tilla në të ardhmen, pavarësisht pronësisë së tyre aktuale e formale, janë pjesë e publikes së popullit tonë. Ne do të hartojmë kuadrin Ligjor për identifikimin, kategorizimin, mbrojtjen dhe konservimin e të gjithë trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës.
Do të ngritët padi ndaj të gjithë atyre zyrtarëve dhe kompanive private që kanë shkatërruar objektet e trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës. Trashëgimia kulturore është një aset ekonomik që i shërben zhvillimit ekonomik të vendit. Deri në fund të vitit të parë të qeverisjes do të ngritët buxheti për menaxhimin e trashëgimisë kulturore për 100%.
Një vlerësim i përgjithshëm tregon se jashtë vendit tonë jetojnë diku rreth 30% e popullsisë së Kosovës. Roli i mërgatës në mbijetesën politike dhe ekonomike dihet që është shumë i rëndësishëm. Nga viti 2004 deri në vitin 2008 nga mërgata janë dërguar rreth 2.4 miliardë euro. 19.6% e familjeve kosovare pranojnë remitanca nga mërgata.
Pra, ne konsiderojmë që mërgata ka një potencial të lartë për të qenë pjesë aktive e shtetndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet që të sigurohen vendet në parlament për përfaqësuesit e mërgatës. Pra, përfaqësimi politik mundëson realizimin e të drejtave dhe mbrojtjen e interesit të tyre. Ne synojmë lehtësime për investime nga mërgata në Kosovë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për një rregullim të tillë ligjor i cili ndalon plaçkitjen e mërgimtarëve si nga sigurimet e automjeteve ashtu edhe nga shteti.
/Naser Berisha, kandidat i vetëvendosjes për deputet të parlamentit të Kosovës/
Biografia:
• I lindur më 26 Shkurt 1968, i rritur dhe shkolluar në Gjilan, I martuar, baba i 3 fëmijëve. Që nga viti 1993 jeton dhe punon në Gjermani, ku në vitin 2002 ka studiuar dhe përfunduar shkollimin për Audio-inxhinier në Kolegjin SAE Frankfurt.
• Aktivitetet në lëmin e muzikës dhe artit:
Është autor i mbi 50 veprave muzikore si kompozitor, tekst-shkrues këngetar dhe producent.
• Në Gjermani ka qenë një nga iniciatorët e themelimit të Shoqatës dhe Shkollës Shqipe, ku edhe për dy mandate ishte Kryetar i Shoqatës Shqiptare “Mërgimtari” .
• Keqqeverisjen dhe mungesën e shtetit ligjor e ka kritikuar shumë herët përmes teksteve në këngët e tija të cilat në atë kohë edhe i janë censuruar (Kënga „Hajt shko“)
• Përkrahës i LVV që nga dita e parë, kurse anëtar që nga viti 2011.
• Është edhe themelues i pikës së LVV në Shtutgart, kurse ne zgjedhjet e brendshme të LVV Qendra Gjermani, është zgjedhur Sekretar Organizativ i Qendrës.
• Kandidimin për deputet e sheh si një ndihmesë për grupin Parlamentar të LVV në dy lëmi: Në atë të kulturës, artit dhe sportit, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave te mërgimtarëve
/E sponsorizuar/