(2L ONLINE) – Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka shprehur sot brengën e saj për gjendjen aktuale në të cilën ndodhen Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan. Ata kanë fajësuar pushtetin aktual (LDK) por edhe pushtetin e kaluar (PDK), që gjendja atje është e degraduar dhe se projekti në fjalë nuk po kryhet akoma, për ta shndërruar atë vend nga një vend që aktualisht, siç shprehen në Vetëvendosje, është për t’u ndier keq, në një vend të krenarisë kombëtare. Lidhur me këtë ata i kanë ofruar edhe këto foto, derisa deklarimet e zyrtarit të Vetëvendosjes mundeni ti shihni në shkrimin që kemi botuar më parë:
https://2lonline.com/category/politike/article-page.php?id=10582