(2L ONLINE) – Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Gjilani, të shoqëruar nga aktivistë, anëtarë si dhe përkrahës nga fshati Cernicë zhvilluan sot një takim në po këtë fshatë.
Kandidatët për deputetë, Ismajl Kurteshi, Shemsi Syla, Përparim Muja, Hydajet Hyseni dhe Besa Baftiu bashkëbiseduan me qytetarë duke shpalosur pjesërisht Alternativën Qeverisës.
Fehmi Sylejmani, përgjegjës për Informim në Vetëvendosje ka thënë se qytetarët gjatë gjithë takimit shprehnin pakënaqësitë e tyre lidhur me pushtetin aktual dhe zhvillimet politike në vend. “Ata ishin të sigurt që Vetëvendosje edhe me rastin e fitores në Prishtinë ka treguar se korrupsioni është një dukuri të cilën Vetëvendosje e mund edhe me vepra e jo vetëm me fjalë e premtime siç bëjnë të tjerët. Andaj, shprehën gatishmërinë e tyre që në këto zgjedhje ka ardhur koha që ndryshimi të bëhet realitet, e këtë do ta bëjë vetëm Vetëvendosje duke qeverisur me vendin. /2l Online/