(2L ONLNE) – Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Gjilani kanë vazhduar takimet me qytetarë. Banorët e lagjës Kodra e Dëshmorëve bashkëbiseduan me Visar Ymerin, Ismajl Kurteshin, Shemsi Sylën dhe Përparim Mujin.
Visar Ymeri tha se vota e qytetarit duhet të arsyetohet e kërkimi i votës për pushtet është korrupsion. Duke e ditë se ne jemi subjekti i vetëm me program të shkruar e publik, jemi të vetmit që kërkojmë votë për zbatim të këtij programi, e të tjerët pa program kërkojnë votë për pushtet. Alternativa Qeverisëse me tri shtyllat dhe njëzet kapitujt e saj ofron mbulesë për pothuajse të gjitha sferat e jetës. Shteti i së drejtës ku do të garantohet barazia për të gjithë para ligjit, ku edhe korrupsioni nuk do të gjejë vend, shteti zhvillimor ekonomik do të ketë rrugë të hapur për tu jetësuar. E rezultat i shtetit të së drejtës dhe të zhvilluar ekonomik do të garantoj shtet solidar dhe mirëqenie për të gjithë.
Kurse Ismajl Kurteshi, kandidatë për deputet të dhe koordinator i Vetëvendosjes në Gjilan shtoi se koha e ndryshimeve vetëm se ka ardhur. Bashkimi i shumë personaliteteve dhe individëve nga sfera të ndryshme është indikator për këto ndryshime. Ne nuk jemi ata që do të bëjnë vetëm zëvendësimin e individëve, por edhe do të sjellin koncept, program dhe vizion për zhvillimin e vendit.
Shemsi Syla, njëri nga kandidatët e tjerë për deputetë bëri thirrje për mobilizim në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje dhe programit të vetëm serioz të vendit. Vizioni i Vetëvendosjes për Kosovën paraqet mundësi që të rinjtë tanë të mos lëshojnë vendin.
Kandidati tjetër për deputetë të Kuvendit të Kosovës, Përparim Muji, që vije nga sfera e biznesit tregoi për vështirësitë që i ka prodhuesi vendor për shkak të mos përkrahjes dhe mungesës së mbrojtjes nga organet shtetërore. Lëvizja Vetëvendosje prodhuesin vendor e rrjedhimisht edhe zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë dhe ngritja e mirëqenies do të ndodhin menjëherë.
Përfaqësues të Vetëvendosjes thanë se pjesëmarrësit në takim kanë shprehur pakënaqësinë e tyre rreth gjendjes aktuale, duke treguar se si rrugë të vetme tani e shohin alternativën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvedosje. /2l Online/